Kate Middleton dhe Meghan Markle pritet të nxjerrin librat e rinj

Kate Middleton dhe Meghan Markle pritet të nxjerrin librat e rinj

Dukesha e Kembrixhit ka bërë një paraqitje të shkurtër të librit të saj “Hold Still” përpara publikimit të premten. Kjo vjen vetëm disa ditë pasi kunata, Meghan Markle zbuloi se do të publikojë librin për fëmijë “The Bench”, duke shkaktuar kështu një “betejë” mbretërore.

Projekti, një koleksion prej 100 fotografish të jetës në Mbretërinë e Bashkuar nën izolim dhe pandeminë e Covid-19 do të publikohet ditën e nesërme. Libri i ri përfshin një hyrje nga Kate, në të cilën ajo shpjegon pse “Hold Still” ishte kaq i rëndësishëm për të.

Ndërkohë, libri i Meghanit u frymëzua nga Princi Harry dhe djali i saj Archie dhe vjen i ilustruar me fotografi. Dukesha e Sussex-it tha se për librin ishte frymëzuar nga një poezi që kishte shkruar për Harry-n në Ditën e Baballarëve pas lindjes së djalit.