Fansat e Ed Sheeran nxitin spekulime se artisti do të sjell dy albume

Fansat e Ed Sheeran nxitin spekulime se artisti do të sjell dy albume

Ai është ndër artistët me famë ndërkombëtare që fansat i ka të tejet mbështetës.

Fjala është për Ed Sheeran, i cili përherë sjell të reja për t’i mbajtur të azhurnuar ndjekësit e tij, shkruan Daily Mail.

Së fundmi për 30-vjeçarin është spekuluar se do të sjell projekte të reja, dhe jo një, por disa prej tyre./telegrafi/

Fansat e tij kanë nxitur spekulime në rrjete sociale se Ed do të sjellë këtë vit dy albume të reja.

Një gjë e tillë ka ardhur për shkak të një grafiku që është shpërndarë në Instagram, me inicialet që njihen nga ai.

Ndërkohë theksojmë se Sheeran ka pasur një pauzë prej 18 muajsh në muzikë, teksa është bërë edhe baba për herë të parë.