Rita Ora shfaqet me veshje 12 mijë dollarëshe në një festë

Rita Ora shfaqet me veshje 12 mijë dollarëshe në një festë

Këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora i kushtoi një veshje 12 mijë e 440 dollarë. Ajo po merrte pjesë në një festë në Sidnei për 100 vjetorin e parfumit ikonik Nr.5, të shtëpisë franceze të modës.

Veshja e Ritës ishte dizajnuar nga Channel. Ylli i muzikës pop kishte të veshur një bluzë të zezë me një vlerë prej 6550 dollarësh dhe pantallona gjysmë të tejdukshëm që kushtojnë rreth 5890 dollarë.

Këngëtarja e Hot Right Noë, kombinoi veshjen elegante  me një palë taka të zeza dhe mbante disa gjerdanë të Chanel. Ora mbajti një çantë bardhë e zi ndërsa pozonte në tapetin e kuq pak pasi mbërriti në ngjarje, raporton Daily Mail.

Paraqitjet e Ritës vijnë në mes të thashethemeve që ajo po dilte me regjisorin e filmit Thor, Taika Waititi ndërsa po filmonte The Voice në Sidnei.