12:51 / 07.05.2021
Prokuroria këmbëngul: Adriatik Llalla të dënohet me dy vjet burg
Prokuroria këmbëngul në dënimin me 2 vjet burg të ish prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Gjithashtu kërkon përjashtimin me 5 vite nga funksione publike për të. Në seancën e 16 prillit Llalla u paraqit vetë në gjykatë pa praninë e ndonjë mbrojtësi duke kërkuar të heqë dorë nga gjykimi I shkurtuar, njofton oranews.
Sipas akuzës Llalla duhet të shpallet fajtor për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë ne 2 raste. Hetimi ndaj tij nisi nga ish drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela tashmë e shkarkuar nga vetingu.























