Shkarkimi i Presidentit Meta, nesër mblidhet Komisioni Hetimor

Shkarkimi i Presidentit Meta, nesër mblidhet Komisioni Hetimor

Nesër, në orën 11:00 do të mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm Hetimor Parlamentar, për të diskutuar për shkeljet kushtetuese të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kujtojmë se sot Parlamenti me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim i dha dritën jeshile ngritjes të komisionit hetimor për presidentin Meta.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare