Neki Emra lanson baladën “Provokim”

Neki Emra lanson baladën “Provokim”

Neki Emra erdhi me këngë të re.

Këngëtari Neki Emra siç iu kishte premtuar fansave, sapo publikoi projektin e ri muzikor.

Artisti ka sjellë baladën “Provokim”, të cilën e shoqëroi me videoklip, i cili erdhi në formë të filmit të metrazhit të shkurtër.

Për tekstin e këngës u kujdes Avni Qahili, orkestrimin e bëri Ebrar Mazhar, ndërsa videoklipi është punuar nga Red Bird Film.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga Neki Emra, që edhe kësaj radhe është baladë. /Lajmi.net/