13 mijë e 467 persona vaksinohen në Shqipëri gjatë së premtes

13 mijë e 467 persona vaksinohen në Shqipëri gjatë së premtes

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Shqipërisë, Orgeta Manastirliu, ka bërë të ditur se në Shqipëri vetëm këtë të premte janë vaksinuar 13 mijë e 467 njerëz, teksa numri total i të vaksinuarve ka shkuar në 585 mijë e 693 njerëz.

“Më shumë se 585 mijë vaksinime janë kryer deri tani, nga sheshi Skënderbej, deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit, në një proces vaksinimi shembullor, falë ekipeve tona mjekësore”, ka shkruar Manastirliu.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare