Për 24 orë, asnjë i sëmurë nga COVID-19 nuk u paraqit në spital

Për 24 orë, asnjë i sëmurë nga COVID-19 nuk u paraqit në spital

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë sot një lajm të mirë sa i përket gjendjes me COVID-19 atje.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se në 24 orët e fundit, asnjë i sëmurë me COVID-19 nuk është paraqitur në Spitalin Infektiv.

“LAJM I BUKUR. Sapo kanë kaluar 24 ORËT E PARA pa asnjë të sëmurë më Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv”, ka shkruar ai.

Shqipëria është ndër vendet e rajonit që prinë në procesin e vaksinimit.

Deri tash, atje janë bërë rreth 600 mijë vaksinime.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare