​Tre të vdekur dhe 89 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

​Tre të vdekur dhe 89 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 4,516 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 89 qytetarë.

Sipas ministrisë, janë shëruar 873 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 116,126 që nga fillimi i epidemisë.

“Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç”, thuhet në njofitm.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

25 raste në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Pogradec, Sarandë, nga 3 raste në Lezhë, Kavajë, Kamëz, Gjirokastër, nga 2 raste në Shkodër, Krujë, Korçë, Përmet, Memaliaj, nga 1 rast në Elbasan, Mirditë, Delvinë, Tepelenë, Dibër, Skrapar, Maliq, Dropull, Konispol.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare