​Vdes teksa futet në det 71-vjeçari në Shëngjin

​Vdes teksa futet në det 71-vjeçari në Shëngjin

Një 71-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme në Shëngjin. I moshuari ka humbur jetën teksa po lahej në det dhe vdekja dyshohet të ketë ardhur nga ataku kardiak.

71-vjeçari kishte ardhur për pushime te e bija në Lezhë, ndërsa ditën e sotme kishte shkuar për të bërë plazh.

"Më datë 08.05.2021, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasi F.L.,78 vjeç, banues në Gjirokastër." - njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare