Lopez shfaqet atraktive në fotosesionin e realizuar me nënën e vajzën e saj

Lopez shfaqet atraktive në fotosesionin e realizuar me nënën e vajzën e saj

Ajo vendosi të ndahej me të fejuarin e saj këtë fillim të pranverës dhe është përqendruar në familjen e saj.

Andaj, Jennifer Lopez dukej përplot stil në disa postime të fundit që ka shpërndarë në rrjet, shkruan Daily Mail.

Bukuroshja brune ka vendosur që të realizojë një fotosesion, së bashku me nënën dhe vajzën e saj.

Ylli i “Hustlers” dukej e përsosur dhe e bukur me një këmishë të thjeshtë dhe me ngjyrë të bardhë.

Dy fotot e zgjedhura përfshinin një imazh të plotë dhe një imazh bardh e zi.

Fotoja me ngjyra shfaqi treshen duke buzëqeshur me shkëlqim, ndërsa fotografia monokromatike tregoi një pamje bukurie pa buzëqeshje. /telegrafi