719 gjoba për mosrespektimin e masave anti-Covid

719 gjoba për mosrespektimin e masave anti-Covid

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës, kanë shqiptuar 719 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.

Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1078 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 29 aksident trafiku me të lënduar dhe 26 aksident trafiku me dëme materiale.