11:32 / 09.05.2021
Orlando: Evropa, përpjekja më e madhe në histori dhe fatin e Kosovës
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando në Ditën e Evropës, ka thënë se Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe në fatin e Kosovës.
Orlando ka shkruar në Twitter, se këtë ditë po festojnë intuitën e etërve tanë themelues se vetëm në unitet qëndron paqja dhe zhvillimi shoqëror.
“Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe në fatin e Kosovës. Rruga është e qartë dhe urgjente, por duhet guxim si në Kosovë dhe Evropë. Përpara”, ka shkruar ai.























