Hoxhaj: Konushevci do të kujtohet si gjeneral që koordinoi aksionet e para

Hoxhaj: Konushevci do të kujtohet si gjeneral që koordinoi aksionet e para

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në 23-vjetorin e vrasjes së dëshmorit heroit të kombit, Ilir Konushevci ka thënë se ky luftëtar dhe strateg i pakrahasueshëm, do të kujtohet gjithmonë si gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare që koordinoi aksionet e para në pranverën shqiptare dhe hapi rrugët për furnizim me armatim.

“Me 9 maj të vitit 1998 në Miliskajë të Bajram Currit, ai u vra së bashku me mjekun nga Tropoja, Dr. Hazir Malaj pa e parë përfundimin e tregimit që kishin nisur për Kosovën. Andaj, në këtë përvjetor, me dhimbje, por krenarë në Kosovën e lirë të Ilirit, lartësojmë dhe kujtojmë veprën e Gjeneralit tonë. Lavdi”, shkruan Hoxhaj.

Ilir Konushefci është lindur më 20 qershor të vitit 1969 në fshatin Llugë të komunës së Podujevës.

Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe shtabin e saj qendror.