Kështu mbyllen pjesët e para në pesë ndeshjet e Superligës
BKT
Sport

Kështu mbyllen pjesët e para në pesë ndeshjet e Superligës

Drita dhe Ballkani kanë shkuar në pushim me barazim 1:1 pas 45 minutave të para.

“Bardhekaltrit” ishin të parët që zhbllokuan rezultatin me super golin e Xhevdet Shabanit në minutën e 17-të. Por, suharekasit nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në fundin e pjesës së parë.

Prishtina dhe Feronikeli janë ndarë baras 1:1 në 45 minutat e para në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Prishtina e para kaloi në avantazh me golin e Leonit Abazit në minutën e pestë, ndërkohë “Industrialistët” barazuan në të 23-tën me ato golin e Micit.

Ndërsa në takimet tjera, Gjilani ndodhet në avantazh në “Riza Lushta” ndaj Trepçës ’89 0:1, raporton demokracia.

Arbëria gjithashtu ka avancuar me shifra minimale ndaj Drenicës, teksa takimi i vetëm që rrjetat kanë gjetur qetësinë është ajo mes Llapit dhe Besës.