Shqipëria i jep frymë pozitive sezonës së verës për turizëm
Pas lajmit të konfirmuar se në Shqipëri ka qenë dita e parë që nuk ka pasur asnjë person të shtruar ne spitalët e COVID-19 që nga fillimi i pandemisë , Edi Rama kishte premtuar se Shqipëria do të hapët dhe do të jetë vendi i turizmit për shqiptarët.
Pas kësaj , është lehtësuar edhe mbajtja e festivalit të parë në ballkan i cili vjen me edicionin e dytë të Unum Festival i cili do të sjellë shumë dj të njohur botëror. Unum Festival është festivali i cili vitin e kaluar nuk është mbajtur për arsyje të pandemisë covid-19, këtë herë organizatorët kanë vendosur që të ketë masa më rigoroze për të parandaluar përhapjën e virusit.
Në hyrje do të vendosën personeli mjekësor ku edhe do të bëjnë teste rapide apo teste të shpejta për çdo person i cili dëshiron të bëhet pjesmarrës i festivalit e të cilët nuk janë vaksionuar. Zyrtarizimit e mbajtjës së këtij festivali e ka bërë të ditur vet Ministri i Turizmit ne Shqipëri Blendi Klosi në konferencën e mbajtur ne plazhin e Shëngjinit. Foto - Ministri i Turizmit Blendi Klosi ““Ne dhe kryeministri e kemi thënë se duam të jemi kampion të turizmit në Ballkan dhe për të qenë kampion duhet të kemi gjithsesi aktivitete si UNUM-i, i cili vjen kësaj radhe me DOKUFEST-in”, ka thënë ai. Ndërsa organizatori i këtij festivali Ardin Badiviku thotë se interesimi për pjesëmarrje ka qenë i jashtëzakonshëm.
Zëdhënësi për Media i Festivalit Ardin Badivuku “ Sivjet kemi një numë enorm të turistëve që do të bashkangjitën në festival deri më tani kemi gjashtë mijë bileta të shitura kjo është një rekord është një numër i madhë dhe kryesisht kemi persona kryesisht nga Evropa , Parisi , Zvicra , Gjermania, Anglia dhe shumë vende të tjera” ka thënë Badivuku. Gjithashtu kryetari i bashkësisë së lezhës Pjerin Ndreu ka thënë se është i lumturr se ky festival hapi sezonin turistik ku edhe promovohën bukurit e Shqipërisë. Deri më tani janë konfirmuar 75 artist të njohur botërisht që do të performojnë në këtë festival. Festivali do të mbahët në plazhin e Shëngjinit me datë 3 deri më 7 Qershor 2021.
























