Dukagjin Lipa ka publikuar një imazh të gjyshërve të artisteve të njohura
Ditën e djeshme është rifreskuar sërish raporti i të dyja këngëtareve të cilat thuhet se nuk flasin prej vitesh.
Ishte, Bebe Rexha ajo e cila ka prekur këtë temë për The Sun.
Këngëtarja ka folur për bashkëpunimin Rita, Dua, Bebe, Ava Max për të cilin tha se gjasat që të ndodhë janë shumë të vogla dhe kjo si pasojë e mos-komunikimit mes Duas dhe Ritës, madje Bebe shtoi se ajo është munduar t’i pajtojë por ka qenë e pamundur.
“Unë kam provuar vërtet. Nuk e di se çfarë ndodh realisht atje ose cila është drama. Jam përpjekur të jem gjithnjë paqeruajtëse dhe t’i sjell vajzat së bashku. Për mua, me të vërtetë do të doja të bëja diçka së bashku, por nuk jam e sigurt që kjo do të ndodhë ndonjëherë. Dhe nuk do të them më shumë për këtë”, ka thënë Bebe.
Tutje, në vitin 2019 babai i Duas, Dukagjin Lipa ka publikuar një imazh të gjyshërve të artisteve të njohura, duke shijuar një pije në vitet 1960.
“Babai im, Seit Lipa dhe z. Besim Sahatçiu. Gjyshërit e @dualipa dhe @ritaora duke pirë një pije në qytetin e viteve 1960 të Pejës.”, ka shkruar Dukagjin Lipa duke i bërë tag të dyjave.
Ky postim mori komente të shumta nga ndjekësit dhe admiruesit e të dyja këngëtareve duke shpresuar se do t’i japin fund armiqësisë së tyre arsyeja e së cilës nuk u zbulua asnjëherë.
























