Coldplay jep performancë të mrekullueshme në hapjen e “Brit Awards 2021”
BKT
Magazina

Coldplay jep performancë të mrekullueshme në hapjen e “Brit Awards 2021”

Dje është mbajtur evenimenti ‘Brit Awards 2021”.

Në hapje është shfaqur grupi Coldplay, të cilët dhanë një performancë të shkëlqyeshme, shkruan Daily Mail.

Këngëtari kryesor Chris Martin interpretoi këngën e tyre të re “Higher Power”, derisa evenimenti prezantohej nga Jack Whitehall.

Foto: Daily Mail

Ishte një performancë që nisi me muzikën ‘live’, e cila përfshinte gjithashtu performanca edhe nga Dua Lipa dhe The Weeknd.

Çmimet Brit 2021, të pritura nga Jack Whitehall, shënuan ngjarjen e parë të madhe në ambiente të mbyllura brenda një viti.

Foto: Daily Mail

Ngjarja përndryshe u zhvillua përpara një publiku të drejtpërdrejtë prej 4,000 persona në Londër, gjashtë ditë para fazës tjetër të bllokimit nga COVID-19. 


MË SHUME NGA Magazina