Mendy mbyll sezonin dhe rrezikon shumë Europianin
BKT
Sport

Mendy mbyll sezonin dhe rrezikon shumë Europianin

Ferland Mendy duket se ka një problem serioz me dëmtimin e fundit që ka pëëuar në kërcirin e këmbës. Francezi e ka mbyllur këtë sezon me Real Madrid pasi nuk mund të rikuperohet për tre ndeshjet e radhës, por ajo që shqetëson më shumë është Europiani që fillon pas më pak se një muaj.

Duket shumë e vështirë që mbrojtësi i djathtë të rikuperohet në kohë pasi dëmtime të tilla kërkojnë një pushim të gjatë. Jo më kot, mediat në Spanjë e shohin Mendi gati vetëm për sezonin e ardhshëm me Realin. Gjithsesi, futbollisti që ishte në planet e trajnerit Didier Deschamps, do të provojë të bëjë gjithçka për t’u rikuperuar deri më datë 11 qershor dhe për të qenë pjesë e listës së të grumbulluarve, transmeton "Vip Sport".

Megjithatë, sido të shkojë, te Franca rolin e mbrojtësit të djathtë e kanë të mbuluar duke qenë se mund të afrohet Theo Hernandez, ndërsa i gatshëm është edhe vëllai i tij, Lucas Hermandez.