16:38 / 12.05.2021
Haxhiu priti sot në takim Prof. Dr. Nusret Pllana dhe Esat Shalën
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Prof. Dr. Nusret Pllana dhe Esat Shalën, të cilët për vite me radhë janë angazhuar vullnetarisht në dokumentim të krimeve të luftës.
Ministrja i falënderoi për kontributin e dhënë dhe angazhimin tejet të vlefshëm në këtë drejtim, duke iu premtuar njëkohësisht që Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë me ta si dhe shprehu gatishmërinë që të përfshihen në Grupin Punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera në Kosovë.























