Osmani takohet me Pahor
BKT
Lajme

Osmani takohet me Pahor

Presidenti slloven Borut Pahor ndodhet për vizitë në vendin tonë pas publikimit të "non-paper" në shtetin e tij slloven muajin e kaluar. 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim homologun e saj slloven Borut Pahor.

Ai gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se dëshiron të këshillohet para samitit të udhëheqësve në Brdo – Brijuni, më 17 maj. 

Ditë më parë, Pahor është takuar edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ku kishte thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Veç tjerash, Meta kishte njoftuar se është nënvizuar edhe rëndësia e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Pas takimit, homologët Osmani dhe Pahor do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.


MË SHUME NGA Lajme