Nga palestra, Rita Ora dërgon mesazh motivues për fansat

Nga palestra, Rita Ora dërgon mesazh motivues për fansat

Rita tregon se po punon shumë për një fizik perfekt.

Rita Ora tash e një kohë është përshtatur me jetesën në Australi, ngase ka muaj që po qëndron atje.

Pavarësisht angazhimeve të shumta, këngëtarja në asnjë moment nuk i ka lënë anash ushtrimet në palestër.

Madje, me anë të videove të fundit ku tregon se cilat ushtrime i bën, ajo dërgoi mesazh motivues tek fansat.

“Në thelb unë vazhdoj edhe kur ndihem sikur nuk mundem …. dhe ia dal çdo herë! Jep gjithë zemrën tënde dhe beso dhe beso universit. Ndjenja në fund ia vlen. Unë i them vetes që çdo ditëndërsa mendoj për pica”, shkruan Rita.

Këngëtarja së fundi ka filluar një romancë me regjorin australian, Taika Waititi. 

 

 


MË SHUME NGA Magazina