08:07 / 14.05.2021
Mot i pazakontë në Shkodër, rrugët e qytetit zbardhen nga breshëri
Një mot i pazakonte për muajin Maj ka përfshirë qytetin e Shkodrës. Gjatë natës në qytet reshjet e breshërit kanë rënë me një intensitet të lartë.
Në mëngjes banorët kanë parë se rrugët e qytetit janë zbardhur njësoj si të kishte rënë dëborë.
Edhe pse të gjithë presin ardhjen e Verës, duke se Dimri ende nuk ka përfunduar pasi breshëri ka shkaktuar dëme të shumta në këtë qytet.
Kanë qenë vetë banorët e Shkodrës që kanë publikuar fotot e situatës pas rënies së breshrit dhe shihet se ka shumë dëmtime tek bimët, pasi ka shkatërruar gjethet.























