Pas ndarjes nga Melinda, Bill Gates thotë se ishte martesë pa dashuri

Pas ndarjes nga Melinda, Bill Gates thotë se ishte martesë pa dashuri

Miqtë e Bill Gates ishin ndër të parët që mësuan se martesa e tij ishte në krizë.

Miliarderi i Microsoft-it e përshkroi marrëdhënien e tij me gruan Melinda si ‘pa dashuri’ përpara se divorci i çiftit të zbulohej publikisht, ka mësuar The Post.

“Billi foli me miqtë e tij të ngushtë në kursin e golfit”, tha një burim. “Ai u tha atyre që martesa ishte pa dashuri, se kishte mbaruar për ca kohë dhe ata po jetonin jetë të ndara”.

Gates është një fanatik i golfit, i cili u martua me gruan e tij, në fushën e golfit në Hotel Manele Bay në Hawaii.

Ai madje po gjen rehati në golf ndërsa bota e tij romantike po shembet, pasi thuhet se është parë në The Vintage Club në Indian Wells, Kaliforni.

Ndërkohë, The Post ka mësuar se vendimi për divorc ishte i vështirë për Melindën për shkak të besimit të saj të fortë.

Megjithatë, Melinda ishte shumë e mërzitur me ish-bashkëshortin për shkak të lidhjeve të zbuluara me Jeffrey Epstein.

“Ndarja nuk është befasi për mua”, tha një burim tjetër.

Dyshja u ndanë pak ditë më parë pas 27 vitesh, gjersa thuhej se Melinda kishte planifikuar shkurorëzimin që në vitin 2019.

Deklarata e publikuar të hënën nga Bill dhe Melinda Gates nuk përfshinte detajet e ndarjes së tyre.

“Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mahnitshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për të fuqizuar të gjithë njerëzit që të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive”, shkruante në një pjesë të deklaratës. 


MË SHUME NGA Magazina