Robert De Niro lëndon këmbën, por jo gjatë xhirimeve të filmit

Robert De Niro lëndon këmbën, por jo gjatë xhirimeve të filmit

Aktori dhe regjisori amerikan, Robert De Niro, ka pësuar një lëndim.

Ylli 77-vjeçar lëndoi këmbën ditën e djeshme (e enjte) në Okla.

Detajet e sakta janë të paqarta, por një përfaqësues i aktorit konfirmoi lëndimin e tij për Fox News.

Robert De Niro (Foto: Getty Images)

Burimet i thanë Fox News se fituesi i ‘Oscar’ nuk ishte në xhirimet e filmit të tij të ardhshëm “Killers of the Flower Moon”siç është raportuar.

Ai u largua nga Okla dhe udhëtoi për në shtëpi për në New York, ku do të vizitojë një mjek të ditën e sotme.

Tani është e paqartë nëse lëndimi i tij mund të vonojë në realizimin e filmit të shumëpritur, pasi shkalla e lëndimit është akoma e panjohur..

“Killers of the Flower Moon” bazohet në një libër me të njëjtin emër, i cili heton vrasjet e njerëzve vendas në Okla.

Robert De Niro, Martin Scorsese dhe Leonardo (Foto: Getty Images)

Regjisori i njohur Martin Scorsese, Leonardo DiCaprio dhe Jesse Plemmons po ashtu luajnë me De Niron.

Ky i fundit luan rolin e William Hale, një manjat i bagëtive që urdhëroi vrasjet e disa anëtarëve të familjes.

Filmi do të debutojë në Apple TV +, megjithëse nuk është dhënë data e shfaqjes.

Një përfaqësues i Apple konfirmoi për IndieWire se xhirimet filluan më 19 prill dhe se ato do të zgjasin afërsisht shtatë muaj. 


MË SHUME NGA Magazina