Lingard shpallet lojtari më i mirë i muajit prill në Premierligë
BKT
Sport

Lingard shpallet lojtari më i mirë i muajit prill në Premierligë

Futbollisti i West Ham United, Jesse Lingard, është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit prill në Premierligë.

Lingard ka shënuar gjatë muajit prill katër gola dhe gjithashtu ka regjistruar dy asistime për klubin e tij, raporton lajmi.net.

West Ham është duke luftuar për të siguruar një vend në garat evropiane, ku për momentin gjendet në pozitën e gjashtë me 58 pikë në Premierligë.

Akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Lingard, pasi ai është i huazuar te ‘Çekanët’ nga Manchester United.

West Ham United star Jesse Lingard wins EA Sports Premier League Player of the Month award