Sirena milaneze për Zappacostën
BKT
Sport

Sirena milaneze për Zappacostën

Davide Zappacosta, i cili duket se ka rilindur te Genoa, ku luan i huazuar, pasi kartoni i tij zotërohet nga Chelsea, ka tërhequr vëmendjen e Interit dhe Milanit, që kanë shfaqur interes për të. “Blutë e Londrës” nuk kanë ndërmend ta rikthejnë lojtarin në “Stamford Bridge”, pasi nuk e konsiderojnë pjesë të projektit për të ardhmen.

Sipas "SuperSport", më shumë mundësi lojtari do të qëndrojë në Itali, ku dy ekipet nga Milano do të synojnë të sigurojnë futbollistin, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 8 milionë Paund.