16:30 / 14.05.2021
Napoli piketon spanjollin Pau Torres për mbrojtjen
Napoli ka nisur seriozisht të mendojë për të përforcuar mbrojtjen për sezonin e ardhshëm.
Gjatë merkatos së verës nga klubi i kaltër mund të largohen si Koulibaly ashtu edhe Maksimoviç, çka do të linte një boshllëk të madh në prapavijën e klubit italian. Siç transmeton "Super Sport", drejtuesit e Napolit, për të mos u gjendur të pa përgatitur, kanë nisur menjëherë bisedimet me Villarrealin për Pau Torres, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 30 milionë euro nga klubi spanjoll.























