Komediani Bill Maher rezulton pozitiv me coronavirus

Komediani Bill Maher rezulton pozitiv me coronavirus

Bill Maher ka rezultuar pozitiv për coronavirus.

Në një postim të bërë në llogarinë zyrtare “Real Time me Bill Maher”, u njoftua se komediani 65 vjeçar ka dalë pozitiv, duke rezultuar në anulimin e shfaqjes së tij të premten më 14 maj.

“Bill rezultoi pozitiv gjatë provave javore të stafit për COVID-19”, thuhej në njoftim. “Ai është vaksinuar dhe si rezultat është asimptomatik dhe ndihet mirë”.

Deklarata shtoi se produksioni i shfaqjes ‘ka marrë çdo masë paraprake duke ndjekur udhëzimet e CDC’.

“Asnjë anëtar tjetër i stafit nuk ka rezultuar pozitiv në këtë kohë”, siguroi deklarata. “Shfaqja do të ri-planifikohet në një datë të mëvonshme”.

Bill ka qenë i zëshëm në lidhje me mendimet e tij mbi pandeminë, i cili ka diskutuar shpesh gjatë intervistave në shfaqje dhe në pjesët e tij aktuale në fillim të çdo episodi.

I njëjti po ashtu zhvilloi edhe shumë episode nga shtëpia gjatë fillimit të pandemisë para se të kthehej përfundimisht në studion e tij në Los Angeles.

Me kalimin e kohës, “Real Time” shtoi një numër të kufizuar të anëtarëve të audiencës në studio, të gjithë të testuar për COVID dhe me maska.

Prezantuesi ka qenë shumë i lumtur kohëve të fundit pas uljes së numrit të rasteve dhe vaksinimit të njerëzve.


MË SHUME NGA Magazina