Familja e Kobe Bryant vizitojnë ekspozitën për legjendën e NBA

Familja e Kobe Bryant vizitojnë ekspozitën për legjendën e NBA

Vanessa emocionoi me fotot nga ekspozita për Kobe Bryant.

Një moment i veçantë për familjen e Kobe Bryant, kur Vanessa dhe fëmijët e saj vizituan ekspozitën e legjendës së NBA në “Hall of Fame” të Basketbollit të premten dhe është një pamje mjaft emocionuese, shkruan TMZ.

Bryant, i cili po shfaqet në “Hall of Fame” të shtunën, u përkujtua me “Kobe: A Basketball Life” në Springfield, i pari që nga ekspozita e Michael Jordan më 2009.

Ekspozida e bashkë-dizejnuar nga Vanessa përmban kujtime të pabesueshme nga karriera e Bryant, përfshirë një pjesë të Lower Merion H.S, fushë basketbolli, atlete nga loja e tij me 81 pikë, fanella të veshura në lojëra dhe një video në ekran që tregon filmin e tij të shkurtër fitues të “Oscar”, “Dear Basketball”.

Familja Bryant bëri një vizitë personale në ekspozitë disa minuta më parë  dhe Vanessa kapi fotot e Capri 1-vjeçare dhe Bianka 4-vjeçare duke buzëqeshur ndërsa ata shihnin arritjet e babait të tyre nga afër.

Vanessa gjithashtu postoi një foto pranë fotografisë së Kobe, duke shkruar “Të dua gjithmoë”.

Ceremonia ku përkujtohet Kobe është planifikuar të fillojë të shtunën në 2:30, ku nderohen edhe Garnett dhe Tim Duncan.