Pas zërave për ribashkim me Ben Affleck, JLo iu kthehet xhirimeve

Pas zërave për ribashkim me Ben Affleck, JLo iu kthehet xhirimeve

JLo u pa e veshur me një fustan të kuq seksi, ndërsa është rikthyer në punë pas udhëtimit romantik në Montana me Ben Affleck.

Fotografitë vijnë pasi një burim zbuloi se ish0i fejuari i saj, Alex Rodriguez, besonte se romanca e saj me Ben ishte “lajm i rremë”, shkruan The Sun.

Jennifer, 51 vjeçe, nuk po e lë lajmin e romancës së saj të re me Ben, 48 vjeç, ta ndalojë derisa u kthye në punë.

Ajo së fundmi u kthye nga pushimet e saj me aktorin e Batman në Montana pas një bisede nga zemra ku ata vendosën t’i jepnin romancës së tyre një rast të dytë pas 18 vjetësh që ishin lidhur.

Këngëtarja u shfaq në xhirime në Miami me një fustan mahnitës të kuq me një të çarë tek këmba.

Ajo u shfaq me humor të mirë ndërsa kërcente dhe i buzëqeshte kastit dhe ekipit, para se të dilte para kamerës.

Ndërsa po filmonte një reklamë për Coach, ajo rrotullohej dhe kërceu me një aktore tjetër në një grup kuban duke u transmetuar kënga e saj, Let’s Get Loud.

Jennifer, e cila ka binjakë me ish-burrin Marc Anthony, kompletoi pamjen e saj mahnitëse duke lëshuar flokët.

Jashtë kamerës, ajo u pa duke u ulur në një karrige dhe duke kontrolluar telefonin e saj pa ndërprerje.

Xhirimi nuk ishte i plotë pasi ajo ndryshoi veshjen teksa ndërroi fustanin e kuq me tjetër kostum.

Këngëtarja më vonë u pa duke hyrë në palestër me një maskë në fytyrë. 


MË SHUME NGA Magazina