Sot xhiro e fundit në Ligën e Parë
BKT
Sport

Sot xhiro e fundit në Ligën e Parë

Sot është xhiro e fundit në dy grupet e Ligës së Parë, ku do të vendoset shumëçka sa i përket skuadrave që futen në Superligë dhe atyre që bien një rang më poshtë.

Lideri aktual i Ligës së Parë, Malisheva do të përballet në udhëtim te Vëllaznimi, ku i mjafton vetëm një pikë për ta siguruar futjen në Superligë.

Dukagjini luan në udhëtim te Trepça ku synon fitoren.

Në Grupin B, ku Flamurtari dhe Ulpiana po kërkojnë rikthimin në Superligë.

Ulpiana ka një pikë më shumë se kryeqytetasit, derisa sot luan në udhëtim te Ramiz Sadiku.

Në anën tjetër Flamurtari kërkon fitore në udhëtim te Vllaznia dhe shpreson në një barazim të Ulpianës.