Barcelona e gatshme ta shesë Griezmannin

Barcelona e gatshme ta shesë Griezmannin

Barcelona është duke planifikuar që të shesë Antoine Griezmannin në afatin kalimtar veror.

Skuadra katalunase me shumë mund e transferoi francezin nga Atletico Madridi, mirëpo ka mbetur i zhgënjyer me formën e tij.

Andaj, sipas asaj që raporton Sky Sport Espana, Blaugranasit janë të gatshëm ta shesin fituesin e Kupës së Botës në këtë verë.

Barcelona do ta shesë Griezmannin në rast se arrin një ofertë bindëse, e që konsiderohet të jetë rreth 90 milionë euro.

Skuadra katalunase ka paguar për kartonin e tij rreth 120 milionë euro, mirëpo forma e tij ka qenë larg asaj që e kishte te Los Rojiblancos.

Barcelona kërkon të rris fondet për transferimet e verës, derisa Eric Garica pritet të jetë prurja e tyre më e re.