Liverpool ka vendosur që të mos nënshkruaj me Kabak

Liverpool ka vendosur që të mos nënshkruaj me Kabak

Liverpool ka vendosur që të mos nënshkruajë me qendërmbrojtësin, Ozan Kabak, për një marrëveshje të përhershme.

21-vjeçari u transferua në Anfield si huazim nga Schalke në janar por “ The Reds” nuk do të pranojnë si  pjesë të tyre mbrojtësin prej 18 milionë funta apo ( afro 21 milionë euro), sipas The Sun,  transmeton Klan Kosova.

Jurgen Klopp nuk beson se ai do të jetë në gjendje të ofrojë Kabak minuta të rregullta kur të tjerët si Virgil van Dijk dhe Joe Gomez të kthehen nga lëndimi sezonin e ardhshëm.