Arbëria fiton ndaj Llapit
Arbëria ka mposhtur Llapin me rezultat 3-2 në javën e parafundit të kampionatit të Kosovës.
Kësisoji klubi nga Dobraja është në rrugë të mbarë për të siguruar mbijetesën në Superligë.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3-2.
Ishte minuta e 12-të, kur Llapi kaloi në epërsi me anë të Kastriot Selmanit.
Por, Arbëria nuk u dorëzua deri në fund të pjesës së parë dhe i barazoi shifrat në 1-1 në të 42-në.
Pjesa e dytë ishte edhe më intensive, pasi u shënuan edhe tre gola të tjerë.
Ishte minuta e 47-të, kur mysafirët e rikthyen epërsinë me atë të Muhamet Hysenit.
Mirëpo, sërish vendasit i barazuan shifrat në 2-2, duke bërë takimin edhe më të nxehtë.
Kur ishte minuta e 67-të, Arbëria përfitoi nga një mundësi e artë, pasi e përmbysi rezultatin në 3-2, duke bërë që të merrte tre pikë të arta.























