Hajdinaga: Pas dy dekadave, Kosovë-Mali i zi pa sigurim të veturave
Një punë që s`është bërë për më shumë se dy dekada dhe që ka qenë pengesë mes Kosovës dhe Malit të Zi, pritet të kryhet brenda këtij muaji.
Polica e sigurimit mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka pasur tentativë të hiqet 20 vite më parë, por kjo tani po hiqet falë përkushtimit të Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe Byroja Kombëtare e Siguruesve të Malit të Zi.
Drejtori i Turizmit në Komunën e Ulqinit, Gzim Hajdinaga tha se përpos kostot së pageses prej 15 eurosh problem po aq i madh është pritja për të bërë këtë pagesë.
Ai po ashtu falenderoi drejtorin e Byrosë së Sigurimeve Kosovare, Sami Mazrekun i cili tha se është në kontakt të përditshëm më homologun e tij të Malit të Zi, për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.
"Ky problem ka filluar të inicohet 20 vite më herët , për fat të keq dhe arsye tashmë të ditura, ka arritur deri në këtë ditë. Ne kohë më parë kemi fillu ta heqim këtë barrierë , që për mua sa është problem kosto prej 15 eurosh, se edhe unë që do të shkoj më datë 24,25 dhe 26 do të qëndrojmë në Prishtinë për të falenderuar Kosovën dhe jo vetëm, për këtë numër dhe për ndarjen e mendjes që të jenë në Ulqin", tha Hajdinaga në rtv21.
"Më tepër është pritja për të paguar por në javën e parë të qershorit, unë dua të falenderoj edhe drejtorin e Byrosë së Sigurimeve Kosovare, Sami Mazrekun , i cili tashmë është në komunikim të përditshëm me homologun e tij në Mal të Zi, dhe presim që në javë të parë të nënshkruajnë marrëveshjen ndërshtetërore për eliminimin e kësaj barriere", tha Drejtori i Turizmit në Komunën e Ulqinit, Gzim Hajdinaga.























