Ballkani fitore në ndeshjen me shumë gola
BKT
Sport

Ballkani fitore në ndeshjen me shumë gola

Ballkani, në xhiron e parafundit fitoi përballë Trepçës ’89. Ekipi nga Suhareka e fitoi takimin, në të cilin u shënuan shtatë gola (4-3), megjithatë mbeti shtatë pikë prapa kampionit të ri të Kosovës.

Krasniqi (5′), Hoxha (36′, 65’) dhe Daku (75′) ishin realizuesit nga ana e Ballkanit, kurse për Trepçën ’89 shënuan Muja (38′) Shala (78′) dhe Memaj (90+1).

Kjo fitore e mban në garë Ballkanin për të dal në Evropë duke u renditur në pozitën e tretë me 71 pikë, derisa Trepça ’89 zbret në pozitën e nëntë me 39 sosh.