08:24 / 17.05.2021
Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së më 13 qershor
Këshilli Kombëtar i PD, pas më shumë se 3 orësh diskutime, ka vendosur që zgjedhjet për kryetarin e partisë të zhvillohen në datën 13 qershor.
Në këtë mënyrë është afruar me më shumë se 1 muaj, procesi zgjedhor në PD.
Propozimi për këto ndryshime erdhi nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Bardhi propozoi disa ndryshime, që u miratuan në kryesinë e PD në mënyrë unanime siç shihni në foto.
Nga sot e deri më 22 maj shpallen kandidaturat për kreun e PD-së. Një ditë më pas bëhet përzgjedhja e kandidatëve.
Nga 24 maji deri më 11 qershor zhvillohet fushata brenda PD për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Kurse më 13 qershor kryhet votimi sipas parimit një anëtar një votë./NOA























