Nick Jonas përfundon në spital
BKT
Magazina

Nick Jonas përfundon në spital

Nick Jonas thuhet se është shtruar në spital pasi pësoi një dëmtim gjatë xhirimeve të shtunën në mbrëmje. TMZ raporton se 28 vjeçari u dërgua me urgjencë pas incidentit, por tani po rikuperohet në shtëpi. Incidenti ka ndodhur në sheshin e xhirimit.

Nick aktualisht është në Los Angeles ndërsa gruaja e tij, aktorja Priyanka Chopra ndodhet në Londër. Ajo ka qenë atje që nga fundi i vitit të kaluar për xhirimin e disa projekteve. Ndërkohë, Nick ka qenë duke punuar për “The Voice” dhe albumin e tij, Spaceman.

Përveç The Voice, Jonas është angazhuar me gruan e tij për të mbledhur fonde për Indinë, e cila është në mes të një vale vdekjeprurëse të pandemisë. Më 12 maj, Jonas dhe Chopra njoftuan se arritën qëllimin e tyre prej 1 milion dollarësh për të ndihmuar në luftën kundër virusit. 


MË SHUME NGA Magazina