Deklarata e Jordi Albas zbulon shumë të ardhmen e Leo Messit
BKT
Sport

Deklarata e Jordi Albas zbulon shumë të ardhmen e Leo Messit

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka pranuar se kapiteni Lionel Messi mund të jetë në javën e fundit të karrierës së tij ikonike në “Camp Nou”.

Reprezentuesi argjentinas shënoi golin e vetëm për Barcelonën në ndeshjen me Celta Vigon por nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen me rezultat 2-1 e cila solli edhe dorëzimin e “katalanasve” ne luftën për titull.

Ronald Koeman pranoi pas ndeshjes se vendimi nuk është në duart e tij dhe ishte shumë i shqetësuar se numri 10 tashmë mund të largohet nga klubi.

Por, pavarësisht spekulimeve, mbrojtësi spanjoll Alba shpreson që vendimi i radhës nga Messi të jetë në të mirë të Barcelonës.

"Le të shpresojmë se nuk është ndeshja e fundit e Messit në “Camp Nou”, por është një vendim që ai duhet të marrë", tha Alba në një intervistë me “Movistar +”

Komentet e Albas dhe Koemanit lënë të kuptohet për një pranim të situatës, por Messi nuk do të zbulojë vendimin e tij derisa të mbarojë sezoni.

Klubi thuhet se do të jetë i gatshëm t'i ofrojë atij një "kontratë të përjetshme" për të qëndruar në Katalonjë, por mbyllja e sezonit pa trofe të fituar mund të ndryshojë qëndrimin e tij për të ardhmen.