Andrea Meza nga Meksika kurorëzohet ‘Miss Universe 2021’

Andrea Meza nga Meksika kurorëzohet ‘Miss Universe 2021’

Andrea Meza nga Meksika fitoi kurorën e Miss Universe këtë vit.

Konkursi u mbajt në Hollywood, Florida, në Seminole Hard Rock Hotel dhe Casino, transmeton lajmi.net.

Meza mundi 73 vajza të tjera, përfshirë Miss Brazil Julia Gama dhe Miss Peru Janick Maceta Del Castillo të cilat fituan vendin e dytë.

“Jam shumë e nderuar që jam zgjedhur në mesin e 73 femrave të tjera mahnitëse me të cilat kam qëndruar sonte”, tha Meza në një njoftim për shtyp nga Miss Universe Organisation. “Është një ëndërr e vërtetë të vishesh kurorën Miss Universe dhe shpresoj t’i shërbej botës përmes avokatisë sime për barazi në vitin e ardhshëm dhe më gjerë”, tha Meza pas fitores.

Në deklaratën e saj përfundimtare gjatë konkursit, Meza foli për standardet e bukurisë: “Ne jetojmë në një shoqëri që gjithnjë e më shumë është më shumë se e përparuar, dhe ndërsa përparojmë si shoqëri, ne gjithashtu kemi avancuar me stereotipet. Në ditët e sotme bukuria nuk është vetëm mënyra se si dukemi. Për mua, bukuria rrezaton jo vetëm në frymën tonë, por në zemrat tona dhe në mënyrën se si sillemi. Asnjëherë mos lejoni që dikush t’ju thotë se nuk jeni të vlefshëm.”

Meza është një modele dhe artiste makijazhi e cila ka një diplomë në inxhinieri softueri, sipas njoftimit për shtyp të Organizatës Miss Universe.

Ajo është gjithashtu një aktiviste dhe “punon ngushtë me Institutin Komunal për Gratë, i cili synon t’i japë fund dhunës me bazë gjinore”, tha njoftimi.

Meza gjithashtu shërben si Ambasadorja zyrtare e Markës së Turizmit për qytetin e saj të lindjes Chihuahua, sipas Organizatës Miss Universe.

“Çfarë momenti!” Meza shkruajti në një tjetër postim në Instagram, duke shpërndarë një foto se kur u kurorëzua. “Gati për këtë udhëtim!”

“Meza do të zhvendoset në New York City për të përfaqësuar markën dhe organizatat e ndryshme filantropike gjatë mbretërimit të saj”, tha Miss Universe Organization.