Tahiri-Kurtit: Kërkoju falje qytetarëve e shko në dialog
Shefi i deputetëve të VV’së, Abelard Tahiri i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të mos shkojë në dialog pa i kërkuar falje qytetarëve të Kosovës.
Shefi i deputetëve të VV’së, Abelard Tahiri i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të mos shkojë në dialog pa i kërkuar falje qytetarëve të Kosovës.
Tahiri e ka fjalën për premtimin e Kurtit se nuk ka dialog me Serbinë pa u zbuluar e vërteta rreth të pagjeturve dhe kërkim-faljes nga Serbia.
“Mos shko pa ju kërku falje qytetarëve të Kosovës, sepse Serbia ende nuk e ka zbuluar të vërtëtën rreth të pagjeturve dhe nuk ka kërkuar falj.”, tha Tahiri.
Gjithashtu, Tahiri i ka dhënë kritika Kurtit edhe rreth liberalizimit të vizave dukë i thënë ta shkarkojë Liburn Aliun, i cili ka një aktakuzë aktive dhe mos ta dëmtojë imazhin e Kosovës.
“Kryeministër, thatë që kritetet teknike janë përmbush, por imazhi është i keq. Pse s’po e shkarkon Liburnin, është me aktakzuë, deri kur Gjykata ta jep vendimin, mos e dëmto edhe ma tepër imazhin e keq të Kosovës. Heke, mos i bo gabimet tona, heke Liburn Aliun. Ne jemi republikë parlamentare, pse s’po i ndan me neve planet e realizimit të këtij programi. Është dashur të na argumentosh se nuk është fontanë dëshirash,” u shpreh Tahiri.























