Tom Cruise foto me fansat duke ruajtur distancimin social

Tom Cruise foto me fansat duke ruajtur distancimin social

Tom Cruise është fotografuar ndërsa tregon një kujdes të jashtëzakonshëm ndaj respektimit të rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.

Gjatë filmimeve të “Mission Impossible 7”, aktori 58-vjeçar shfaqet duke pozuar me fansat që e kanë njohur, por duke respektuar distancimin social.

Disa kohë më parë, 5 anëtarë të stafit të filmit “Mission Impossible” dhanë dorëheqjen, pasi aktori Tom Cruise i qortoi ashpër për shkak se kishin thyer rregullat antikoronavirus në studiot e Warner Bros, në Hertfordshire të Anglisë.