Krahasoi vartësin me nazistin famëkeq, dorëhiqet presidenti i DFB

Krahasoi vartësin me nazistin famëkeq, dorëhiqet presidenti i DFB

E kishte lajmëruar dorëheqjen disa ditë më parë dhe tashmë është zyrtare.

Fritz Keller nuk është më presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), post që e mbajti për më pak se një vit.

64-vjeçari nuk u përmbajt ndaj zëvendësit të tij, Rainer Koch. Vartësin e krahasoi me Roland Freisler, një emër i njohur dhe i urryer në Gjermani.

Ky i fundit ka qenë kryetari i Gjykatës Naziste në vitet 1942-1945, përgjegjës për rreth 2600 dënime arbitrare me vdekje.

Një “autogol” i madh për Keller, komenti i të cilit shkaktoi polemika të mëdha në Gjermani.