Kështu duket nga brenda shtëpia 31-milionë dollarëshe e Victoria Beckham

Kështu duket nga brenda shtëpia 31-milionë dollarëshe e Victoria Beckham

Victoria Beckham e kaloi fundjavën në rezidencën luksoze të saj dhe Davidit në West London. 47-vjeçarja pozoi duke zbritur shkallët e shtëpisë e veshur elegante me një fustan sipër të cilit kishte një xhaketë të madhe të zezë.

Me këtë rast biznesmenia na tregoi edhe një pamje të shtëpisë 31 milion dollarëshe ku mbizotëron ngjyra e bardhë.

Kujtojmë se Victoria në fillim të këtij muaji i bëri një surprizë Davidit, i cili festoi 46-vjetorin. Victoria mbushi shtëpinë me disa tullumbace e dhurata teksa Davidi u shfaq shumë i lumtur.

Victoria dhe David janë bashkë që prej vitit 1999 dhe kanë 4 fëmijë, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.