Kritikët e Bashës: Gara në PD nuk është e ndershme
BKT
Shqipëri

Kritikët e Bashës: Gara në PD nuk është e ndershme

Grupi për PD-në, i krijuar pas humbjes që Partia Demokratike mori në zgjedhjet e 25 prillit, reagoi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Kritikët e Lulzim Bashës deklarojnë se gara elektorale e hapur brenda PD-së nuk është e ndershme sepse komisioni zgjedhor i ngritur është vegël e kryedemokratit.

“Shqetësimi i LulzimBashës nuk është humbja e turpshme e zgjedhjeve të 25 prillit, as masakra elektorale, por mbajtja e karriges së kryetarit. Ai nuk priti as vendimet gjyqësore dhe as certifikimin e zgjedhjeve për të cilët akuzoi për dy javë kundërshtarët e tij në parti, por ai rendi të certifikonte veten e tij si kryetar. Nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë por eleminimin e debatit në rradhët e parties dhe të një gare të hapur. Vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar. Kryetari i partisë emëroi në mënyrë krejtësisht të njëanshme një komision zgjedhor. Pra, ky komision zgjedhor është vegël e  kryetarit dhe nuk siguron kushte të barabarta për konkurrencë të ndershme. Komisioni i emëruar prej kryetarit do të përcaktojë edhe kriteret e pranimit të kandidadurave. Pra, kryetari përcakton kundërshtarët e tij.”

Sipas Grupit për PD-në, zgjedhje të lira dhe të ndershme në parti nuk mund të ketë, përsa kohë kontrollohet komisioni zgjedhor, lista e anëtarësisë dhe kriteret e pranimit të kandidtëve./vp

 

 


MË SHUME NGA Shqipëri