Ledri publikon video dorë për dore me Morena Tarakun nga klipi i ri

Ledri publikon video dorë për dore me Morena Tarakun nga klipi i ri

Ledri Vula ka marrë Morenën në klipin e ri muzikor.

Ledri Vula së fundmi ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, klipin e të cilit e ka xhiruar në Dubai.

Ai është aktiv me projekte muzikore të shumta, ndonjëherë edhe me bashkëpunime me reperë të ndryshëm të estradës.

Ishte Ledri ai që sot publikoi një video me Morenën ku shihen dorë për dore duke ecur së bashku. Morena u paraqit me një veshje super provokuese ngjyrë të kuqe teksa shihej me një zingjir të markës Chanel në belin e saj të hollë.

Dyshja u takuan në Dubai teksa Morena ndau pamje edhe me Sarën, ku kalonin kohë së bashku duke shijuar darka luksoze atje.