Kumbulla: Me Milanin ndeshja me emocionuese

Kumbulla: Me Milanin ndeshja me emocionuese

Marash Kumbulla kaloi verën e shkuar te Roma për 30 milion euro, pasi kishte shkëlqyer me Hellas Verona.

Qendërmbrojtësi ka treguar gjëra interesante në komunikimin me fansat në rrjetet sociale.

“Çfarë mendova në momentin e parë që Roma më bëri ofertë? Wow. Momenti që më gëzon më shumë dhe bën që zemra të rrahë fort është kur futem në një stadium plot me tifozët”, tha ai.

A kam pasur frikë ndonjëherë? Po, ka ndodhur dy vite më parë kur u dëmtova. Ndërsa momenti më i vështirë i karrierës ishte kur u infektova me COVID-19.

Ndeshja më emocionuese? Ndeshja me Milanin, kur shënova gol dhe dolëm 3-3″, u është përgjigjur Kumbulla ndjekësve të tij.