Rama fton `ekselentët` brenda dhe jashtë vendit të punojnë në qeveri
BKT
Shqipëri

Rama fton `ekselentët` brenda dhe jashtë vendit të punojnë në qeveri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri thirrje në një postim në Facebook për ata që kanë studiuar me rezultate të larta.

Rama deklaroi se kryeministria nga sot e tutje është në dispozicion të ekselentëve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ky adresim i bëhet, sipas kryeministrit Rama, të gjithë atyre që kanë dëshirë ta kontaktojnë atë personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit. Kësisoj, Mandati i Tretë qeverisës fton ata që duan të kontribuojnë me opinione, ide, projekte apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdrejtë në punët e katër-vjeçarit të ardhshëm.

Më herët gjatë muajit prill, kryeministri Rama mori pjesё nё ceremoninё e dhёnies sё “Medaljes sё Artё”, pёr tё rinjtё ekselentё nё arsimin e mesёm.

Gjatё ceremonisё, ai theksoi mbёshtetjen e tij pёr tё rinjtё, tё cilët ishin tё pranishёm, duke u shprehur se ata duhet të investojnë nё talentin e tyre dhe tё mos lejojnë “zjarrёfikёsen e justifikimeve ta shuajë atё”.

 


MË SHUME NGA Shqipëri