KAS rrëzon kërkesën e PD për informacione shtesë

KAS rrëzon kërkesën e PD për informacione shtesë

KAS ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e informacioneve shtesë nga institucionet dhe entet e tjera publike, lidhur me ankimimet për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjithashtu, raportohet se KAS ka pranuar kërkesën e LSI lidhur me informacionet se sa pajisje PEI kanë funksionuar në Qarkun e Vlorës.

Kështu, me kërkesën e dy anëtarëve të LSI, do të kërkohet dhe informacioni i kryqëzimit të të dhënave të pajisjes PEI për Vlorën. Ndërkohë, mbledhja është shtyrë për ditën e nesërme./bw